Tërmeti bën bashkë Ramën dhe Metën, Presidenca dekreton Ahmetajn ministër

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar ditën e sotme presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër shteti për programin e Rindërtimit.

"Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit", shkruan Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidencës. Zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidentit Ilir Meta ka dekretuar menjëherë Ahmetaj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë.

"Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin", shkruan Blushi. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2019, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori