Një tërmet me fuqi prej rreth 4,2 ballë sipas shkallës sizmike evropiane është ndjerë sot në pjesën perëndimore të Maqedonisë dhe në një pjesë të Kosovës, transmeton INA njoftimin e Observatorit sizmologjik të Maqedonisë.
Epiqendra gjendet 59
kilometra në jug-perëndim të Shkupit, 9
kilometra larg Zajazit. Ora zyrtare e tërmetit është 10:45 minuta, ndërsa thellësia e dridhjeve është 12
kilometra.
Ky është tërmeti i dytë brenda gjashtë ditëve që po e dridh Shkupin, pas atij me intensitet prej 3,4 ballësh që ishte me epiqendër 7
kilometra në perëndim të kryeqytetit.
Tërmeti i sotëm është ndjerë edhe në Tetovë dhe Gostivar.
Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 5
kilometra larg Tetovës, ku sipas hartës së dhënë nga qendra sizmologjike evropiane
epiqendra e këtij tërmeti ka qenë afër fshatit Kamenjan të Komunës së Bogovinës.
Shtuar më 15/05/2011,
ora 17:03