Tërmet në Kralevë, dy të vdekur
Pëlqej
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Kosovë janë ndjerë lëkundje tërmeti me fuqi 5.3 shkallë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Kralevë të Serbisë, por lëvizjet e tokës janë regjistruar edhe në veri të vendit, kryesisht në Mitrovicë.

Nuk ka të dhëna për të lënduar në njerëz në Kosovë, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka dëmtime materiale.

Ndërkohë sipas mediave serbe, si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën dy shtetas serbë, ndërsa 15 të tjerë janë lënduar. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 09:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori