Tërmet i fortë në Egje, lëkundjet ndihen në Turqi dhe Greqi (VIDEO)
Një tërmet i fuqishëm është ndjerë këtë të premte në brigjet e Egjeut, duke shkaktuar lëkundje në dy shtete, si në Turqi ashtu dhe në Greqi.

Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.6 Rihter ka qenë në veri të Samosit.

Sipas informacioneve nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 6.6 Rihter me një epiqendër 19 kilometra në veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia e tij ka qenë 10 km.

Sakaq lëkundje të shumta janë ndjerë dhe në Turqi, në qytetin Dode Dodekanezë, ku re pluhuri kanë mbuluar zonën, dhe kanë shkaktuar dëme materiale të shumta.

Derimë tani nuk raportohet për persona të lënduar, edhe pse siç shihet në pamjet e mëposhtme, dëmet në qytetin turk janë të pallogaritshme.

Qindra qytetarë kanë lënë banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë pas panikut që kanë përjetuar, ndërkohë që ekipet e kërkimit janë në terren për të kërkuar në rast se ka njerëz poshtë rrëojave.
Shtuar më 30/10/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori