Lajm i keq për Shqipërinë, operohet Kumbulla, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës

Lajm i keq për Shqipërinë, operohet Kumbulla, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës

Marash Kumbulla u dëmtua para disa ditësh dhe shkaktoi një frikë të madhe te Roma. Së fundmi, klubi i kryeqytetit ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar i është nënshtruar një operacioni në gjurin e djathtë dhe gjithçka ka përfunduar me sukses.

Gjithsesi, për të parë Marash-in sërish në fushë, duhet të presim disa muaj, pasi rikuperimi pritet të jetë një proces i cili zgjat shumë.

“Operacioni i kryer nga Dr. Andrea Panzeri në Casa di Cura La Madonnina në Milano, në prani të menaxherit shëndetësor të AS Roma, Dr Massimo Manara, përfundoi me sukses. Futbollisti do të qëndrojë për disa ditë në klinikën milaneze dhe së shpejti do të fillojë ciklin e rehabilitimit në Qendrën Sportive Fulvio Bernardini” – shkruan klubi. Ky është një lajm i keq edhe për Shqipërinë, që humbet Kumbullën për ndeshjet e qershorit.


Shtuar 9.05.2023 21:58