Tentuan të vidhnin shtëpinë e italianit në Romë, në pranga dy shqiptarë
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 policia e Romës vuri në pranga dy shtetas shqiptarë, në tentativë për të vjedhur një shtëpisë.

Të armatosur me një zinxhir të madh, shqiptarët përkatësisht të moshave 42 dhe 40 vjeç tentuan të ngjiteshin në ballkonin e një apartamenti në katin e parë dhe me mjete të tjera të forta thyen derën e shtëpisë, duke hyrë në shtëpi.

Menjëherë pas denoncimit të bërë nga një banorë i lagjes, policia mbërriti në shtëpinë e romanit, duke e gjetur atë në rrëmujë totale.

Menjëherë pas arrestimit policia shoqëroi shqiptarët në komisariat, në pritje të vendimit të gjykatës.
Shtuar më 18/07/2019, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori