Tentuan ta eliminonin, Andon Dhima reagon pas kapjes së autorëve (VIDEO)
Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar pas arrestimit të katër personave që dyshohet se janë autorët e atentatit që u bë në drejtim të tij disa ditë më parë.

Biznesmeni shkruan se i qendron deklaratave të mëparshme në lidhje me ngjarjen duke kërkuar nga policia dhe prokuroria vijimin e hetimeve.

Kujtojmë se policia arrestoi:
Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.

Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.

Të dy ata dyshohet se shkuan tek pallati i Dhimës për ta qëlluar, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar si bashkëpunëtorë.

Policia bëri me dije se ata janë:

Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.
Shtuar më 21/10/2020, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori