Një 19-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar sot teksa përpiqej të largohej nga Shqipëria.
Shtetasi me iniciale E.N. është
dënuar me tre muaj burg për vjedhje në
bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Arrestimi ka ndodhur në
bashkëpunim me policinë kufitare Kakavijë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në
bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka
dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në
bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 15:03