Tenton të grabisë dyqanin, hajduti godet me çekiç shitësen
Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Një person, në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses, thanë burime policore. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur.

Shitësja ka përfunduar në spital, ndërkohë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, policia është duke punuar për të zbardhur ngjarjen e plotë.
Shtuar më 18/09/2019, ora 21:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori