Tentoi vetëvrasjen në banesën e vjehrrit, merret vendimi për Elton Metën
Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për 31 vjeçarin Elton Meta nga fshati Peshtan në Fier, i cili pak ditë më parë tentoi të vetëvritej në shtëpinë e të vjehrrit.

Meta akuzohet për kanosje; kundërshtim i punonjësve të policisë; armëbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Mësohet se Meta është shprehur në Gjykatë se gjithçka e ka bërë për shkak të së bijës, pasi ai nuk jeton dot pa të. Pasi bashkëshortja e tij ishte larguar nga banesa 31-vjeçari kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike, dhe prindërit e tij thanë për mediat se ai ishte larguar në drejtim të Malit të Tomorrit në Berat.

Mësohet se një nga shkaqet që e kishte shtyrë bashkëshorten e Metës të largohej nga shtëpia, ishte fakti se të tjerët i thoshin se Eltoni kishte 3-4 dashnore.
Shtuar më 22/09/2020, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori