Tentoi të vrasë me kallash kushëririn, policia rrethon shtëpinë e 35 vjeçarit
Policia e Beratit ka parandaluar një krim në familje duke çuar pas hekurave një 35 vjeçar pasi tentoi të vriste me armë zjarri kushëririn e tij,.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit tip kallashnikov me 16 fishekë në krehër.

Pasi shtetasi K. S., 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Sh. S., 51 vjeç, banues në Karkanjoz, Berat, policia ka rrethuar banesën e autorit dhe falë ndërhyrjeve të shpejta e kanë kapur dhe arrestuar atë në flagrancë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Shtuar më 08/11/2020, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori