Tentoi të vidhte marketin me armë lodër, në pranga i riu
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Durrës.

Një i ri ka tentuar të vjedhë një supermarket, por nën kërcënimin e një arme lodër.

Ai ka përfunduar në pranga, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Durrës

Ndërhyrja në kohë e Policisë së Durrësit kap në flagrancë autorin e vjedhjes me dhunë të një marketi nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Sekuestrohet pistoleta çakmak, sasia e parave të vjedhura, një maskë kirurgjie dhe doreza.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja, mesditën e sotme sapo kanë marrë njoftim që është vjedhur me dhunë një market kanë organizuar menjëherë shërbimet duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Keni Braçe 27 vjeç, banues në Durrës.

Braçe, në lagjen Nr.8 Durrës ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një pistolete tip çakmak marketin në pronësi të shtetasit S.M.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• pistoleta tip çakmak;

• maskë kirurgjie;

• doreza;

•sasia e lekëve të vjedhura ( 79 300 lekë të reja).

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar në nenin 139 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2018, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori