Tentoi të transferonte vrasësin me pagesë, si u arrestua Arben Çuko
Pëlqej
Policia e shtetit ka njoftuar se ka kryer arrestimin e ish Drejtorit të Përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko.

Tashmë është zbuluar edhe arsyeja pse ish-deputeti i PS-së ka rënë në pranga.

Ai është arrestuar pasi ka tentuar që të transferojë nga burgu të dënuarin Olsi Karagjozi, i dënuar me 22 vite burg, në këmbim të parave.

Karagjozi është arrestuar në vitin 2013 dhe është dënuar me 22 vite heqje lirie, pasi u ka bërë 5 atentate biznesmenëve të ndryshëm, ndërsa dyshohet është se merrte para në këmbim të vrasjeve që i ngarkoheshin. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori