Tentoi të trafikonte 25 persona, kapet 31 vjeçari nga Lezha
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Emigranti”. Goditet një rast i dhënies së ndihmës për kalimpaligjshëmkufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, që po transportonte drejt Kosovës 25 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, dhënies ndihmë për kalimpaligjshëmkufirit, kundrejt fitimit, personave nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët kanë si destinacion final vendet e BE-së, gjatë mbrëmjes së djeshme kanë goditur një tjetër rast të tentativës për kalimpaligjshëmkufirit, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj”, në afërsi të PKK dhe kanë bërë ndalimin e automjetit tip fugon, me drejtues shtetasin T. LL., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Më pas është njoftuar Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës, ku pas përfundimit të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. Ll, 31 vjeç, banues në Lurth, Mirditë, për veprën penale “Ndihma për kalimpaligjshëm të kufijve”, si dhe u referuan materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Kukës.


Shtuar më 04/10/2019, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori