Tentoi të përdhunonte kujdestaren e kishës, arrestohet shqiptari
Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze shqiptare 27 vjeçare.

"Corriere" shkruan se i dënuari është Florin Hasani, 25 vjeç, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë që punonte si kujdestare e kishës ungjillore në Padova.

Incidenti ndodhi më 2 qershor, ku rreth orës 22:00 të mbrëmjes, i riu hyri përmes dritares së lavanderisë së ndërtesës fetare, duke përfunduar në dhomën e vajzës, e cila në atë moment po fliste në telefon me një të njohurin e saj.

Maniaku e shtriu atë në shtrat dhe tentoi t’i ulte pantallonat, por vajzat bërtiti me gjithë forcën që kishte dhe djali u largua nga frika.

Ndërkohë, shoku me të cilin vajza ishte në telefon, dha alarmin në polici. Menjëherë një makinë policore mbërriti dhe menjëherë nisi hetimet.

Policia gjeti një biçikletë të braktisur me një çantë varur. Brenda ishin dokumentet e të riut. Duke qenë se ishte person i pastrehë, policisë iu desh pak kohë për ta gjetur atë.

Në fund, Hasani u gjet në një barrake, ku ai kishte bërë një shtrat. Pozita e tij është kritike jo vetëm për përdhunimin e tentuar, por edhe për shkak se më 4 mars ai u kap masturbuar në publik pranë sheshit të lojërave në "Via Fornace Morandi".
Shtuar më 10/06/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori