Kush është "gangsterja" e Beratit që tentoi të kalonte 40 kg drogë në Rinas
Pëlqej
Policia e shtetit ditën e sotme ka publikuar emrat e 16 personave më të kërkuar në qarkun e Beratit.

Shumica prej tyre janë të dënuar për vrasje, por ka edhe nga ata që kërkohen për vepra penale më të lehta si trafikim i lëndëve narkotike.

Ajo që bie në sy tek lista e publikuar e policsë është edhe emri i një gruaje, Mirela Muhametllari e cila rezulton të jetë e dënuar me 10 vite burg nën akuzën e 'trafikimit të lëndëve narkotike'.

Por kushë është Mirela Muhametllari?

Kujtojmë që guraja në fjalë vite më parë tentoi të kalonte 40 kilogramë drogë me avion nga Rinasi, por i ka kushtuar dënimin me 10 vjet burg në mungesë.

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore Mirela Muhametllarin, pasi prokuroria kërkoi të njëjtën masë gjatë pretences.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Sokol Tona. Sipas prokurorisë, ngjarja për të cilën akuzohet Mirela ka ndodhur në vitin 2003.

Megjithese u shpall në kërkim, prej asaj kohe Muhametllari nuk është arrestuar, edhe pse emri i saj figuron ne listen e shume të kërkuarve.

Kujtojmë se një justifikim nga pala mbrojtëse ishte se vertet droga eshte gjetur ne valixhet e klientes, por nuk dihet nese kjo e fundit ka qënë në dijeni të kësaj sasie lënde narkotike.

Por megjithatë trupi gjykues dha vendimin maksimal duke e dënuar me 10 vjet heqje lirie. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2018, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori