Tentoi të kalojë kufirin edhe pse ishte i infektuar, 7 milion lekë gjobë për 63 vjeçarin
Një 63-vjeçar nga Vlora është ndëshkuar pasi tentoi të kalojë në
Greqi nga pika kufitare e Kakavijës edhe pse ishte me COVID-19.
M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë është ndëshkuar me vlerën 700.000 lekë", thuhet në njoftimin e policisë.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve, kur shqiptarët mundohen të kalojnë për në
Greqi edhe pse të
infektuar me koronavirus.
Të premten, një 65-vjeçar i
infektuar me COVID-19 ka tentuar që të kalojë kufirin në
Greqi, por ai është pikasur nga autoritet mjekësore në doganë. Për pasojë, edhe ky i fundit është gjobitur me 700 mijë lekë si edhe është venë në hetim.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 14:41