Lajm i keq nga Franca, një ditë para finales së Botërorit dëmtohet sulmuesi kryesor

Franca do sfidojë Argjentinën të dielën në orën 16.00, në kuadër të finales së Botërorit të Katarit.

Një problem i ri në horizont duket se ka dalë për trajnerin e “Gjelave”, Didier Deschamps. Sulmuesi kryesor, Olivier Giroud ka dëmtuar gjurin e tij dhe prezenca nesër në fushë është në dyshim.

Situata do të vlerësohet moment pas momenti, me tifozët që kryqëzojnë gishtat që asgjë e keqe mos të ndodhë. Franca synon suksesin e dytë radhazi, pas trofeut të fituar 4 vite më parë.