Tentohet sërish çarja e kordonit, policia bën thirrje me megafon

Tentativat e protestuesve për të carë kordonin e policisë janë shtuar, duke bërë që Policia të bëjë thirrje për ruajtjen e qetësisë me megafon.

Ata kanë kërkuar që të mos hidhen shashka, kapsolla dhe sende të forta drejt policisë.

Thirrja e Policisë:

Ju lutemi ruani qetësinë.

Ndërpritni veprimet e dhunshme. Mos hidhni kapsolla, lëndë piroteknike dhe sende të forta në drejtim të policisë

Ju bëjmë thirrje të distancoheni nga veprimet e dhunshme. Mos u përplasni me Policinë.

Veprimet e tubueseve janë në kundërshtim me ligjin. Policia do të zbatojë ligjin.

I nderuar zoti Gazmend Bardhi, si organizator i tubimit, merrni masa që personat që hedhin kapsolla lende piroteknike apo sende te forta ti ndërpresin menjëherë këto veprime. Merrni masa qe personat qe mbajnë maska në tubim ose ti heqin ose të largohen. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 11:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori