Shpërthim me tritol në një fasoneri në zonën e Freskut në Tiranë

Një shpërthim me lënë plasëse, tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Fadil Deliu”, në zonën e Freskut në Tiranë.

Burime bëjën me dije se sasia e lëndës plasëse ka shpërthyer në në portën e jashtme te një fasonerie në zonë. Fasoneria është pronësi të shtetasit Italian R. B.

Për fat të mirë nga shpërthimi ka vetëm dëme material.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi policise 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 21:50, në rrugën “Fadil Deliu”, në portën e jashtme të një fasonerie në pronësi të shtetasit Italian R. B , dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar dera e jashme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qënë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/AlbEu.com/ 


Shtuar 25.05.2023 22:10