Temperaturat ulen edhe më tepër, ngrica të forta dhe reshje bore në këto zona
Reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të pranishme deri në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Sipas sinoptikanëve, ato do të ndërpriten në të gjithë vendin për tu rikthyer në mbrëmje në jug, juglindje e lindje në lartësitë mbi 300m.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se nesër dita nis me mot të vranët në mëngjes dhe do të shkojë drejt kthjellimit në zonat bregdetare dhe të ulta.

mbrëmje do të ketë sërish mot të vranët, ndërsa në zonat malore moti mbetet me vranësira.

Era do të fryjë nga verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 deri 4 ballë kryesisht në Jon.

Të pranishme ngricat e forta në akse rrugore. Ndërsa temperaturat do pesojnë ulje te ndjeshme ne krahasim me sot.

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -6°C deri në 1°C
zonat e ulta -1°C deri në 8°C
zonat bregdetare 1°C deri në 10°C
Shtuar më 14/01/2021, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori