Pep Guardiola: Nëse luajmë si me Southampton, atëherë nuk do të kemi asnjë shans përballë Manchester United

Humbja e mbrëmshme ndaj Southampton, në “EFL Cup”, duket se nuk është pritur mirë nga trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Në prag të derbit me Manchester United, i cili zhvillohet të shtunën, tekniku spanjoll u shpreh tepër qartë, kur tha se nëse të tijët luajnë ashtu si në Kupë, atëherë nuk do të kenë asnjë shanc përballë United.

“Sigurisht, ky është një turne i ndryshëm, por nëse luajmë në të njëjtën mënyrë si me Southampton, atëherë nuk do të kemi asnjë shans. Unë e di se në çfarë forme është Manchester United tani. Ai është përpjekur ta mbajë këtë nivel prej shumë vitesh. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të përmirësohet dhe synojmë të përpiqemi ta bëjmë atë”,- tha trajneri i “qytetarëve”. /albeu.com


Shtuar 12.01.2023 22:25