Temperaturat e larta përvëlojnë vendin. Emergjenca: Bëni kujdes, ja zonat ku ka rënë zjarr
Edhe përgjatë 24 orëve të fundit, për shkak të temperaturave të larta, rreziku i rënies së zjarreve mbetet i lartë.

Strukturat e Emergjencave Civile vijojne te mbeten te angazhuara per te perballur situaten.

Ne 24 oret e fundit pati 2 vatra zjarri ne Diber dhe Lezhe:

Qarku Dibër

Ne ora 10:00, në fshatin Gurë Lurë, Njësia Administrative Lurë ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe disa pisha.

Qarku Lezhë

Ne ora 19:30, në qytetin Laç ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Laç ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor.
60 forca ushtarake kanë shkuar per ndihme në vatrat e flakeve dhe pas një pune të gjatë zjarri është shuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe pisha.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile u kërkon të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori