Temperatura deri në 39ºC, si do jetë sot moti
Vendi ditën e sotme do të shoqërohet me kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Por në zonat e thella malore do të ketë vranësira të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat nga 17°C deri në 39°C.

Era do fryjë lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimin 2 ballë.

Shtuar më 02/07/2020, ora 08:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori