Mos-vënia e Kosovës si pjesë e Serbisë në një hartë të shfaqur nga
televizioni Nova S, në një
emision politik, ka nxitur reagimin e mediumit
serb, Novosti, i cili supozohet të jetë i kontrolluar nga presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiq.
Me titullin “Në emisionin e drejtuar nga Rada Đurić, u shfaq një hartë e Serbisë pa provincën jugore”, duke iu referuar Kosovës, shtet i pavarur qe 12 vite, ‘Novosti’ e kritikon televizionin
serb që nuk e ka përfshirë gjeografikisht Kosovën në Serbi, shkruan Gazeta Express.
Harta është shfaqur në një
emision politik, ku po flitej për ndryshimet politike në rajon.
Serbia shënohet me të kuqe, teksa Kosova veçohet me ngjyrë të gjelbër.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 21:33