"Telegraaf”: Biznesmeni mafioz kundërshton ekstradimin në Shqipëri
Gazeta holandeze “Telegraaf” i ka dedikuar një artikull biznesmenit Arben Frroku, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Sipas gazetës, ai u arrestua në 9 maj dhe se në te kaluarën e tij ka një vrasje dhe jetë prej mafiozi.

Sipas gazetës, ai e kundërshton ekstradimin në Shqipëri ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një polici. Sipas saj, vendet e ulëta janë bërë shpesh një vend ku fshihen kriminelë dhe njerëz me të shkuar kriminale.

Telegraaf” kujton se në 24 shkurt të vitit 2013, kryekomisari i policisë Dritan Lamaj, 41 vjeç, u vra me kallashnikov ndërsa ndodhej në makinën e tij. “41-vjeçari ndërroi jetë në spital. Autorët e larguan me një makinë BMW, automjet në të cilin u gjetën shenjat e gishtërinjve dhe fije floku të biznesmenit Arben Frroku”, shkruan gazeta. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2016, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori