Telefoni zbardh lëvizjet e "Il padrinos" së Vlorës pak para ekzekutimit mafioz në Durrës
Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizaj dhe shokut të tij Genci Caci, kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar, ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar.

Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj.

Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur.

Personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje.

Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të DurrësitEdison Harizaj dhe Cacit.

Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Por të dhënat mbi këtë person janë vetëm dyshime. Provat e pakta për këtë ngjarje e kanë vështirësuar punën e policisë dhe prokurorisë për sa i përket identifikimit të autorëve të vrasjes së dyfishtë, por gjithsesi grupi hetimor ka mundur të krijojë një panoramë të lëvizjeve dhe kontajteve që ka pasur Edison Harizaj orët e fundit para se t’i bëhej atentati.

Shqiptarja.com shkruan se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qënë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta.

“Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”- thanë burimet pranë policisë së Durrësit.

Takimi me L.H në qytetin e Durrësit
Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H.

Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta. Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.

Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht.

Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci.

Për këtë ngjarje të rëndë kriminale me dy viktima policia shoqëroi disa persona dhe më pas i la sërisht të lirë. Ndërkohë përgjatë kësaj kohe grupi hetimor nuk ka asnjë person të dyshuar për këtë ngjarje.

Ekzaminimi i telefonave
Gjatë kësaj kohe prokuroria e Durrësit ka kryer dhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Nga kontrolli teknik, prokurorët kanë marë shumë informacion mbi aktivitetin e Harizaj dhe Cacit, por edhe komunikimet e fundit që dy viktimat kanë pasur.

Mësohet se personat e fundit që kanë biseduar me Cacin dhe Harizaj janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga policia e Durrësit. Edison Harizaj u ekzekutua në 6 nëntor 2018 në Durrës dhe mendohet se në vrasjen e tij morën pjesë 5 persona.

Fillimisht Harizaj u ndoq nga një makinë, ndërsa automjeti tjetër i bëri pritë.

Më shumë se 50 plumba u qëlluan në drejtim të makinës së Harizaj, i cili cilësohej si “Il Padrino” i Vlorës. Harizaj dyshohet si autor i disa ngjarjeve në Vlorë, duke filluar nga zhdukja e Albano Xhafferit, pak muaj më parë në qytetin bregdetar.
Shtuar më 27/11/2018, ora 14:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori