"Tek Unaza e Re ka një tjetër skandal", çfarë po paralajmëron Basha
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, edhe mbrëmjen e sotme ka qënë i pranishëm tek Unaza e Rë në mbështetje të banorëve që ka disa javë që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Basha tregoi mes tjerash se tek projekti i Unazës së Re ka edhe një aferë të re korruptive, të cilën PD po e shqyrton dhe në ditën në vijim tha se do të bëhet publike.

“Protestat nga më ato madhështore tek studentë, ato të unazës, tek teatri janë shenja e qartë se ku ndodhet vendi, Ka dy ditë që banorët e Unazës së re kanë protestuar me studentët. Edi Rama po luan me fatin e të rinjve. Mos ti lëmë fëmijët tanë. Ftoj të gjithë qytetarët tu bashkohen studenteve. Ligji i Arsimit të lartë është burim i krizës.

Financon për luksin e vet, sesa investon për arsimin,. Ftesa ime sot nga Unaza, është për çdo shqiptar: është që ti bashkohem masivisht protestës së tyre. Është koha që të gjithë shqiptarët ta bëjnë këtë. PD ka ndihmuar për padinë që ata kanë çuar në Prokuroria.

PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për ti mbrojtur, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen në garë të dyshimta.

Tek unaza e re ka edhe një aferë tjetër, dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë”, tha Basha.
Shtuar më 15/12/2018, ora 17:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori