Tek "Lefteria", aty ku krahas masazhit ofrohej edhe seks (FOTO LAJM)

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ndërhyrjes së djeshmë të policisë tek disa qendra masazhesh, të cilat në fakt ishin kthyer në baza prostitucioni.

Nga një kërkim në rrjetet sociale rezulton se qendrat në fjalë edhe pse thonin që bënin masazhe, në fakt publikonin foto vajzash tërheqëse duke joshur kështu klientelen e meshkujve.

Një ditë më parë, policia shoqëroi administratoret e këtyre qendrave; H. D. 33 vjeç, A. M. 28 vjeçe dhe L. Q. 34 vjeçe, të tria banuese në Tiranë, ndërsa në kërkim u shpall M.M. 43 vjeç.

Sipas policisë, ambientet e qendrave të masazhit që administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Shtatë punonjëset në këto qendra janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni.

Në kuadër të operacionit të koduar “Extra Service” janë sekuestruar materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambientet ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. Tre administratoret akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Shtuar më 26/09/2018, ora 15:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori