"Të vetizoloheni për 14 ditë", Ministria e Shëndetësisë bën apelin e rëndësishëm për këta persona
Fatmirësisht, deri më tani në vendin tonë nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, u bën apel të fortë të gjithë udhëtarëve që kanë qenë në zonat e prekura, apo që kanë pasur kontakte me persona të dyshuar, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh.

“Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Është shumë i rëndësishem bashkëpunimi me vete qytetaret. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”- ka deklaruar sot në një konferencë për mediat Eugena Tomini, Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike

Sipas saj, janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar.

“Në Rinas, po kryet monitorimi i temperaturës për të gjithë pasagjerët”- tha ajo, duke shtuar se, në total janë bërë analizat për 17 raste të dyshuara, por që për fat kanë rezultuar negative.

Ajo ka deklaruar se në qendrën e urgjencave numri i telefonatave ditore ka mbërritur në 1300 telefona, prej njerëzve që janë të shqetësuar.

Pyetur për zonën e zgjedhur si karantinë, ajo ka thënë se nuk është brenda QSUT-së, por pa dhënë detaje se ku. “Karantina nuk është brenda QSUT, por ju garantoj se plotëson të gjitha kushtet”- tha ajo.

Shtuar më 27/02/2020, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori