Në mes të studios, Zhaklin Lekatari i kthehet ashpër gruas së Akil Panos: Shpeshherë jam me burrin tuaj

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është trajtuar debati në rrjet mes Fifit dhe Zhaklinë Lekatarit. E gjitha nisi kur këngëtarja postoi foto me të dashurin e saj, Adis Patushin krahas së cilës shkruante: “Përtej dashurisë! S’jemi të parët ne jetët tona, po një gjë e di, ty do të të dedikoj veten.

M’fal që nuk jam ruajtur vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj. Të gjeta çmenduria ime, dashuria që e kërkova për vite me radhë. Të dua”, ishin këto fjalët që shkroi Fifi krahas postimit të saj në Instagram.

Në lidhje me këtë dedikim që artistja Fifi ka bërë për partneri e saj, ka reaguar gazetarja Zhaklinë Lekatari e cila në rrjetet sociale ka shkruar se është ndjerë e neveritur nga deklarata e këngëtares, pasi sipas saj po u mëson vajzave që ta ruajnë veten vetëm për një person.

Këto deklarata janë komentuar në studion e “Rudina” në Tv Klan duke ndezur një debat mes gazetares Zhaklinë Lekatari dhe bashkëshortes së pastorit Akil Pano, Linditës.

Iva Tiço: Ne jetojmë mes 2 brezave, jetojmë nga njëra anë me brezin e gjyshërve. Unë në këtë rast, në këtë debat e kanë bërë portalet. Ato titujt e portaleve… Zhaku mund të kursente fjalën neveri.

Lindita Pano: Jo vetëm neveri, por edhe gjesti në fund fare për mua është gjest diskriminues ndaj Fifit dhe pa respekt.

Zhaklinë Lekatari: Zonja Pano, ju nuk kuptoni një gjë, ne nuk jemi të gjitha njësoj. Zonja Pano, të lutem, po të drejtohem, a mund të më shohësh? Zonja Pano, a mund të më shihni apo nuk më shihni dot? Unë po flas me ju tani. Po flitet për mua. A mund të më shikoni kur unë ju flas sepse e keni bërë disa herë që nuk më shikoni. Kjo quhet edukatë në dialog dhe në debat. Zonja Pano, unë besoj se ju më keni parë shpeshherë në debat dhe në panele të tjera dhe ju e dini që kjo jam unë.