Të shtënat drejt banesës në Vlorë, policia përgënjeshtron kallëzuesin
Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të DVP Vlorë, është njoftuar se në fshatin Llaktundë, Vlorë, një shtetas po kërcënonte me armë gjahu një shtetas tjetër.

Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar forca të shumta të Policisë, nga verifikimet e bëra dhe nga deklarimi i personit që kishte njoftuar Policinë, rezultoi se shtetasi F. Z., 39 vjeç, banues në lagjen "Uji i Ftohte", Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktundë, Vlorë. Armën e gjahut që posedonte shtetasi F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale "Kanosja".
Shtuar më 04/01/2021, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori