“Shqipëria vërshon drejt Tiranës”, Berisha njofton datën e protestës kombëtare: Në 11 shkurt të gjithë para Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar organizimin e një protest kombëtare më 11 shkurt.

Protesta do të zhvillohet  në kuadër të aksionit opozitar ndaj ngjarjeve të fundit dhe përfshirjes së kryeministrit Edi Rama në skandalin McGonigal.

Kryedemokrati i bëri thirrje shqiptarëve të vërshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa njoftoi se protesta do të nisë në orën 12:00.

Lajmi u bë i ditur pas një mbledhje të kryesisë së PD me dyer të mbyllura.

“Koha që opozita të flasë deri në largimin e këtij turpi, i njeriut që s’ka normë, moral, nder. Në 11 shkurt Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ndërsa Tirana vërshon në rrugë e sheshe në një protestë kombëtare që nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar në Shqipëri e kudo që ndodhet, të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur në mënyrë të mëshirë duke i përzënë nga vendi. Sillet duke rekrutuar mafiozë nga vende të tjera në luftën kundër opozitës për të mbajtur pushtetin. Beteja do të jetë e fitores së opozitës shqiptare. Rama është i pashpresë. Duhet të largohet një ditë e më parë. Opozita e tëra në këmbë deri në fitoren përfundimtare ndaj armikut të egër të qenies së saj dhe identiteti të shqiptarëve.

Në orën 12:00 para Kryeministrisë! Shqipëria do vërshojë drejt Tiranës”, tha ai./Albeu.com/


Shtuar 31.01.2023 22:08