Të shtëna me armë në Shkodër, një person i arrestuar
Pëlqej
Një person është vënë në pranga në Shkodër këtë mbrëmje.

Arrestimi është bërë në fshatin Oblikë dhe i arrestuari është shtetasi Blerim Beqiri.

Forcat e policisë të Shkodrës kanë shkuar në fshatin Oblikë fillimisht pasi kanë marrë informacion se ka patur të shtëna me armë.

Shtetasi Blerim Beqiri nuk ka asnjë lidhje me krismat dhe është ndaluar rastësisht pas kontrolleve të policisë në lokale dhe pjesë të tjera të njësisë Ana e Malit dhe është gjetur teksa mbante me vete pistoletën. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2018, ora 23:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori