Të shtëna me armë në ndërtesën qeveritare në Virxhinia, 12 të vrarë
Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të premten pas të shtënave në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se i dyshuari, një punonjës i qytetit në Vixhinia, qëlloi drejt njerëzve "pa dallim" në një ndërtesë publike.

I armatosuri, identiteti i të cilit nuk u bë publik, u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë.

Zyrtarët thanë se një oficer policie u plagos kur një plumb goditi jelekun e tij.

Sulmi filloi pak pas orës lokale 16:00 në Qendrën Komunale të Virginia Beach. Në zonë ndodhen një numër ndërtesash qeveritare. Zona u rrethua nga policia dhe punonjësit u evakuan.

Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë, dhe pjesa tjetër u gjetën në tre katet e ndërtesës qeveritare, tha shefi i policisë James Cervera.

Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda. Sulmuesi u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.
Shtuar më 01/06/2019, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori