Si u vranë dy punonjësit e Bashkisë Mat
Pëlqej
shtëna me armë zjarri janë raportuar në Mat pak minuta më parë, nga te cilat janë vrarë dy punonjës të Bashkisë.

Fillimisht u raportua nga të dhënat paraprake të policsë se ata ishin plagosur por më pas ndërruan jetën duke u dërguar në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëlli në Mat dhe dyshohet se të plagosurit janë dy punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes ndërsa forcat e policisë kane nisur hetimet. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori