Të shpëtojmë thesarin tonë kombëtar (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Në ambientet e Galerisë së Artit u rikthyen sot 1077 veprat e artit të sekuestruara mbrëmjen e djeshme nga policia. Kryeministri Edi Rama falenderoi punonjësit e policisë për operacionin e përkufizuar "të jashtëzakonshëm". Sipas Ramës rënimi në këtë fushë ka shënuar pasoja të jashtëzakonshme në dëm të identitetit tonë kombëtar.

"Sot në Galerinë Kombëtare në prani të efektivave të policisë u paraqit thesari i sekuestruar mbrëmë në operacionin më të madh antitrafik në fushën e trashëgimisë kulturore njëzet vitet e fundit. Rrënimi në këtë fushë ka shënuar pasoja të jashtëzakonshme në dëm të identitetit tonë kombëtar dhe ndalja e rrënimit është imperativ kombëtar — Të shpëtojmë thesarin tonë kombëtar " shkruan Rama në Facebook duke postuar edhe foto të ketyre afreskeve. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori