''Të sëmurët në reanimacion janë rëndë'', Tritan Kalo i bën thirrje ministres së Shëndetësisë
Mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo ka telefonuar ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ku përveç se ka folur mbi gjendjen shëndetsore të të prekurve nga pandemia, ka thënë se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë dhe ndërgjegjja individuale për të respektuar largimin social, mund të shmangë skenarët e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19.

Sipas tij, duhen përforcuar edhe më tepër masat për të shmangur takimet dhe dalajet e qytetarëve si e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht sipas tij.

“Jam shumë dakort për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të pērforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to”, tha Kalo.

Përsa i përket të shtruarëve në spital, Kalo tha se 4 të sëmurët janë në gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të domosdoshme praninë në terapi intenaive.

“Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedisë të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik”.

Sa i përket kapaciteteve ne Shërbimin Infektiv Kalo tha se po shtohen kapacitetet, ku aktualisht janë 16 vende që kanë respiratorë.

“Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID 2 dhe skenare të tjerë”, tha Kalo.

Ministrja Manastirliu ka vlerësuar frymën e ekipit të Infektivit dhe sakrificën që po bëjnë në shërbim të të sëmurëve me COVID-19.
Shtuar më 22/03/2020, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori