Bllokuan foltoren, PS kërkon përjashtimin nga Kuvendi të 6 deputetëve të PD-së

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend kërkesën për përjashtim 10 ditë nga Kuvendi për 6 deputetë të Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për deputetët Elda Hoti, Sorina Koti,  Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj, Gerta Bardeli dhe Edmond Spahon.

PS kërkon gjithashtu dyfishim të masës për Edmond Spahon, të përjashtohet nga Kuvendi me 20 ditë.

Kujtojmë se Spaho dhe Flamur Noka ishin deputetët që i frynin bilbilit me oër të tëra në Kuvend gjatë seancës plenare të së enjtes.

Deputetët kërkuan mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal, ndërsa bllokuan foltoren për 6 orë. Veç bllokimit të foltores dhe kaosit, deputeti Edmond Spaho i binte bilbilit./albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 13:18