Të pathënat e diktaturës, Enveri e kishte parandjerë vdekjen e tij
Pëlqej
Duket se Enver Hoxha e ka parandjerë prej kohësh vdekjen e tij.

Teksa e ka marrë vesh ndekjen e aktorit Sandër Prosi nga Nexhmija ai është shprehur se një pranverë e hidhur po i priste.

Aktori i njohur u nda nga jeta në 24 mars teksa kolegët e prisnin në sheshin e xhirimit.

Regjizori i filmit Muharrem Fejzo në intervistën për Panorama tregon se “ngjarja që mori dhenë, sakaq kishte mbërritur deri në veshët e Nexhmie Hoxhës.

Gjatë një shëtitje ranë liqenit, ajo i kish thënë të shoqit: “Enver. Do të të jap një lajm të keq, por ti mos u trondit. Aktori Sandër Prosi na la!”. Ai kishte kthyer kokën më një vështrim pyetës: “Si, qysh?”. Ajo i kishte futur krahun dhe i ishte përgjigjur: “Po. Gjatë xhirimit të një filmi në Durrës”. “Në cilin film?”.

“Pranverë e hidhur”… Ai kishte ndalur duke gërvishtur dheun me bastunin e tij dhe më pas me vështrimin drejt askundit, kish thënë: “Kjo pranverë, me gjithë mend do të jetë e hidhur”… Mos mendoi vallë se humbja e Sandrit ishte paradigma e fundit e tij? Ditët e zisë duhet t’i shfrytëzonim për ripërpunimin e mëtejshëm të skenarit, por ishte e pamundur. Mendjet tona ishin tharë. Skenari na dukej një gjë koti”. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2018, ora 18:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori