Të nxitur nga raportimet në rrjetet sociale, emigrantët në tentativë për të kaluar kufirin, përplasen me policinë greke
Këtë të shtunë një grup migratësh të vendosur afër kufirit me Maqedoninë për të lëvizur drejtë Europës hasën kundërshti nga Policia Greke, shkruan Albeu.com

Me qindra persona përfshirë edhe fëmijë kanë arritur në këtë zonë të ejten dhe kanë filluar ndërtimin e tëndave pasi ishin nxitur nga disa raportime në rrjete sociale për planet e një lëvizjeje organizative për të kaluar kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Policia kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve – shumë nga ta me fëmijë në krahë- ndërsa protestuesit kishin hedhur gurë dhe shishe xhami në tentativën për të kaluar kordonin e policisë.

Migrantët kanë refuzuar të largohen përkundër thirrjeve nga ministrat që të rikthehen në qendrat e akomodimit dhe paralajmërimeve se udhëtimi drejtë Evropës nuk mund të realizohet.

"Është gënjeshtër se kufijtë do të happen", tha ministri i Migrimit, Dimitris Vitas.

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrant, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi, që nga viti 2016 kur u mbyllën kufijtë për në Evropë. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2019, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori