Të moshuarit i gjenden 138 kg kanabis në shtëpi, deklaron se s'e di nga kanë ardhur
Një të moshuari i është zbuluar një sasi e konsiderueshme kanabisi në zonën e Kurveleshit në Tepelenë.

Bëhet fjalë për 138 kg kanabis ku u gjend në fshatin Nivicë në veriperëndim të Tepelenës.

Policia ka zbritur në terren, pas sinjalizimeve të shumta që kishin marrë nga banorët e fshatit, apo dhe nga individë të ndryshëm, për prezencën e kanabisit në banesën e Demo Zanës.

Dhe pikërisht në banesën e 62 vjecarit, u ushtrua kontroll i imtësishëm në të dy katet e shtëpisë ku në fund, u arrit të zbulohej sasia narkotike e fshehur në një prej dhomave të nëndheshme të banesës dy katëshe të Zanës.

Sipas grupit hetimor i ngritur me këtë rast, 62-vjecari ka pranuar ekzistencën e kanabisit në ambjentet e tij, por është justifikuar se do ta denonconte vetë në Komisariatin e Policisë së Tepelenës prezencën e lëndës narkotike gjatë ditëve në vijim.

Justifikimi i tij ishte se kanabisi është gjetur rastësisht në banesën e tij pasi ka qenë larguar prej disa muajsh dhe nuk ndodhej ai dhe familja e tij në shtëpi.
Shtuar më 15/01/2018, ora 23:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori