Të këput shpirtin: Fëmijët i sollën lule për ditëlindje, gruaja vdes në Infektiv
Gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 4 persona si pasojë e Covid-19 mes tyre edhe një 49-vjeçare për të cilën Ministrja Ogerta Manastirliu këtë mëngjes postoi një foto të saj teksa fëmijët i kishin dërguar lule me rastin e ditëlindjes në pamundësi për ta parë.

Lajmin për gjendjen e saj të rëndë e cila luftonte me jetën, e bëri të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e 49-vjeçares së intubuar në spital.

Situata epidemike në vend vazhdon të rëndohet duke shënuar prej ditësh numër të lartë infektimesh ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 101 raste.

Shtuar më 15/07/2020, ora 11:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori