"Të ka keqpërdorur Rama", Maliqi mesazh të fortë për ministren Gjonaj
Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka thirrur në interpelancë ditën e sotme ministrën e drejtësisë, Etilda Gjonajn dhe gjatë fjalës së tij ka akuzuar qeverinë se në sistemin e burgjeve, por edhe administrata në përgjithësi janë kthyerprivat.

Maliqi theksoi se Gjonaj, ashtu si Lleshaj është keqpërdorur nga Rama.

“Besoj dhe shpresoj që i ke çështje, që nga burgjet, korrupsioni, protesta e të burgosurve, emërimet nepotike, tenderat e shumta, e të tjera skandale, shpresoj që ti përgjigjesh jo me një analizë, por me një raport.

Jam i bindur që edhe ti si zoti Lleshaj jeni të keqpërdorur nga kryeministri besoj që të përgjigjesh 50% të realitetit.

Pasi të të dëgjoj ty do të tregoj katrahurën në burgje këto dy vjet që unë jam larguar dhe në momentin që ju keni larguar dy ish drejtorë socialistë, Arben Çuko dhe Stefan Cipa dhe keni emëruar drejtorë të përgjithshëm jo vetëm aty por kudo njerëz të rilindjes pa lidhje që e kanë kthyerprivat sistemin e burgjeve”, tha Maliqi.

Shtuar më 22/10/2020, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori