Të izoluar nga qytetërimi, në këtë fshat banorëve iu prishen të gjitha prodhimet
Qyteti i Beratit është një nga qytetet më të bukur të Shqipërisë, por nëse do të udhëtohet nëpër fshatrat përreth, gjendja nis edhe bëhet gjithnjë e më serioze.

Rrugët janë kthyer në të pakalueshme ndërkohë që qytetarët e kanë të pamundur të sjellin prodhimin vendas drejt qytetit.

Madje sipas vetë banorëve ata lëvisin nëpër një rrugë që është e ndërtuar "2000 vite me parë".

Në mesazhin e tij ai shkruan:

Tre fshatraBeratit, Drobonik, Bardhaj, Zhitom, mbajnë vendin e parë në republikë për prodhimin e qershisë dhe të ullinjve, por edhe për vreshta. Këta fshatra enden akoma në mesjetë, vetëm e vetëm për një copë rruge. Janë fshatra që ndodhen 8 km larg Beratit.

Ketë vit, këto fshatra prodhuan me mijëra ton qershi, por u detyruan ti flakin, ti hedhin në rrugë sepse s'ka rrugë që të vijnë tregtarët për t'i blerë.

Kjo rrugë që po ju dërgojmë në foto është rruga e vjetër Berat-Janinë, e ndërtuar nga Ilirët 2000 vjet më parë shkruan Joq.

Tani jemi në vitin 2018 dhe kjo krahinë, këta fshatra janë akoma me këtë rruge qerresh, si para 2 mijë vitesh.
Shtuar më 21/05/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori