Të gjithë studentët në këmbë, bashkohen edhe pedagogët
Pëlqej
Protesta e studentëve për uljen e tarifave të studimit është shtrirë në të gjitha Universitet Publike të vendit.

NDërkohë në Tiranë është raportuar se janë bashkuar me protestuesit edhe shumë pedagogë.

Gjithashtu edhe studentët e Shkodrës kanë patur mbështetjen e stafit pedagogjik, ku madje kanë shtuar edhe kërkesa të reja.

Pedagogu i letërsisë në Shkodër, Arben Prendi u kërkon studentëve që te mos tërhiqen nga kërkesat e tyre e madje të shtojnë kërkesat.

Pedagogu Prendi sugjeroi që të hiqet mesatarja 7 për regjistrimet e reja sepse rrezikojnë te mbyllen dege të ndryshme si dhe kërkesat e tyre t’i marrim vetëm me shkrim.

Sipas tij nuk është e vërtetë se tarifat janë vendosur nga universitetet siç pretendon ministria. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori