Rusia do të nisë një anije kozmike në Hënë për herë të parë që nga viti 1976

Rusia do të nisë të premten një anije kozmike në Hënë për herë të parë që nga viti 1976, njoftoi sot agjencia ruse e hapësirës Roscosmos.

Nisja e Luna-25 do të bëhet më 11 gusht në orën 02:10me kohën e Moskës, tha Roscosmos në një deklaratë.

Nisja do të bëhet në një kohë kur fuqitë botërore si SHBA dhe Kina kanë shumëfishuar misionet për uljet në Hënë./Albeu.com/.


Shtuar 7.08.2023 15:16