Të gjithë në lule të moshës, Britania e madhe deporton një "tufë me kriminelë shqiptarë"
Tashmë prej kohësh, shqiptarët kryesojnë grupin më të madh të të burgosurve, me 11 përqind, në Angli dhe Uells, nga 9,200 shtetas të huaj që janë arrestuar.

Duke iu referuar këtyre shifrave të fundit, sekretarja për çështjet e brendshme në Britani, Priti Patel ka paralajmëruar të gjithë shqiptarët e përfshirë në krime në Britaninë e Madhe se do veprohet me dorë të hekurt ndaj tyre.

Sipas Daily Mail, Priti Patel u shpreh: “Britania e Madhe është një vend më i sigurt pa këta kriminelë. Mesazhi nga këto dëbime është i qartë. Nëse vini në këtë vend dhe abuzoni me mikpritjen tonë, ne do t’ju deportojmë”.

Komentet ajo i bëri dje, pas dëbimit drejt Tiranës të disa shqiptarëve që ishin arrestuar për krime të ndryshme.

“Shitës droge dhe një bandit që i nxori thikën një polici, ishin midis dhjetra kriminelëve të dëbuar dje në Shqipëri. Të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar me një aeroplan, ata ishin dënuar me burg, gjithsej të gjithë 26 vjet”, shkruan Daily Mail.

Mes të dëbuarve janë Kuinslend Dishi, 25 vjeç, Andrea Kopo, 24 vjeç, Armand Gjyriqi, 27 vjeç, Orgito Asllanaj, 29 vjeç.

Shtuar më 10/09/2020, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori