Të gjithë kundër Gjykatës Administrative për malin e Tomorrit
Disa ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës Administrative, që refuzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malitTomorrit zonë të mbrojtur, banorë të Beratit, vizitorë madje edhe turistë të huaj vijojnë të firmosin peticionin kundër vendimit të Administratives.

Nga dita e shtunë dhe aktualisht janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyroremalitTomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar.

Të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e Smile Albania, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është nga më të frekuentuarit dhe me interes gjithnjë e në rritje për tu vizituar nga turistët!
Shtuar më 07/08/2019, ora 21:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori