Të gjitha rrugët kryesore me pagesë! Plani i "paparë" Rama-Balluku për shqiptarët
Përveç autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka në plan të japë me koncesion të gjitha akset kryesore të vendit duke bërë që të mos kalohet askund pa paguar edhe pse qytetarët po shemben me taksa.

Mësohet se në listë janë edhe aksi Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan-Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Qeveria thotë se plani për taksimin e tyre ka nisur që në vitin 2016, nga BERZH dhe tarifa për të kaluar në këto rrugë parashikohet të variojë nga 1 deri në 2.6 euro. Kaq ishte planifikuar edhe për Rrugën e Kombit, por "çuditërist" ajo u çua në 5 euro.

Rruga e Arbrit pritet të ketë edhe tarifën më të lartë pas Rrugës së Kombit, kjo pasi në përcaktimin e vlerës që do të ketë taksa, do të merren në konsideratë edhe vështirësitë teknike si edhe gjatësia e tuneleve.

Aktualisht, me koncesion është dhënë Rruga e Kombit, në të cilën për çdo kalim aplikohet taksa 5 euro.
Shtuar më 16/05/2019, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori